Lajme

Gjuriq kërcënon institucionet e Kosovës: Lironi serbët ose s’ka dialog

By FerizajPress

July 10, 2018

Policia e Kosovës ka arrestuar sot pesë serb në komunën e Gjilanit, saktësisht në Ranillug. Ndërkohë është pikërisht Drejtori i Zyrës së të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq i cili u ka vënë afat institucioneve të Kosovës, për lirimin e serbëve. “Nëse pesë të arrestuarit në komunën e Gjilanit nuk lirohen deri në mbrëmje, dialogu nuk do të vazhdojë”, ka thënë Gjuriq, transmeton Indeksonline. Ai theksoi se ky mesazh është i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian tashmë janë informuar për këtë por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigje. Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pesë personat janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjti janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës./Indeksonline/