Ferizaj

Gjuhet me gur xhamia në Ferizaj

By FerizajPress

October 02, 2016

Mbrëmë, rreth orës 2 e 30 një person i panjohur ka gjuajtur  me gur në objektin e xhamisë në Ferizaj më ç’rast ka thyer  një xham të  xhamisë.

Rastin e ka konfirmuar edhe  zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi.

“ Mbrëmë rreth orës 2 e 30 kemi marrë njoftimin se një person ka gjuajtur me  gur në xhaminë e Ferizajt me ç’rast është thyer një xham. Policia  ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kryer procedurat e nevojshme të gjendjes  dhe është duke u marrë me rastin” ka thënë Agim Gashi.