Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka arrestuar një mashkull shqiptar, pasi i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit policor, nga i dyshuari është konfiskuar arma automatike M-70 me një karikator.
“Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /KosovaPress