Ferizaj

“Gjon Serreçi” e “Naim Frashëri” kampion në garat shkollore të pingpongut

By FerizajPress

February 16, 2017

Në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj u mbajtën garat tash më tradicionale të shkollave të mesme të ulëta në pingpong për nder të 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ku këtë vit kishte numër rekord të nxënësve të cilët morën pjesë 200 nxënës meshkuj e femra. Kjo garë u mbajt nën patronazhin e DKRS-së në bashkëpunim me Shoqatën e pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit shkollor dhe Klubin e pingpongut “Ahmet Hoxha” dhe me një organizim profesional nga koordinatori i kësaj gare prof.Ylli Maloku.

Pas një maratone të gjatë pothuajse 6 orë garë në të dy kategoritë u arritën këto rezultate:

Femrat Shmu”Gjon Serreçi” vendi i parë Shmu”Astrit Bytyçi” vendi i dytë Shmu”Naim Frashëri” vendi i tretë Shmu”Jeronim De Rada” vendi i tretë

Meshkujt Shmu”Naim Frashëri” vendi i parë Shmu”Ismail Qemali” vendi i dytë Shmu”Muharrem Shemsedini”vendi i tretë Shmu”Halit Ibishi”vendi i tretë

Në fund të garës mori fjalën përmbyllëse kryetari i Shpkfssh Bashkim Thaçi i cili i përgëzoi për suksesin që kanë arritur shkollat. Krejt në fund nga organizatorët për më të mirët u ndanë mirënjohje e medalje për shkollat fituese dhe u njoftuan se shkollat kampione do të përfaqësohen në garat regjionale.