Ferizaj

Gjobitet shoferi për parking të parregullt

By FerizajPress

August 05, 2021

Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka identifikuar shoferin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në trotuar, në një rrugë të qytetit të Ferizajt.

Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë. Policia, e ftoi shoferin B.E ( M/K) i moshës 34 vjeçar në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë morën gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.