Ferizaj

Gjobitet qytetari, hedhi mbeturina afër ujësjellësit

By FerizajPress

November 03, 2021

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojëpersonin, i cili kishte hedhur mbeturina në afërsi të Fabrikës sëUjësjellësit ‘’Bifurkacioni’’ në fshatin Pleshinë të Ferizajt. Kjo informatë,është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’LajmëroPolicinë’’Policia, e ftoi qytetarin H.H (M/K) 42 vjeçar në stacionin e policisë nëFerizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe moridënimin e merituar sipas ligjit për kundërvajtje dhe ju shqiptua dënimiprej 500 eurove nga inspektorët e komunës së Ferizajt.Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajonqytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjetqë mund të shkaktohen , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më tëafërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numratkujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.