Lajme

GJOBA PËR ÇDO VENDPUNISHTE KU NUK KA RRETHOJA

By FerizajPress

March 11, 2019

Komuna e Prishtinës ka nisur sot inspektimin e vendpunishteve të cilat nuk kanë rrethoja.

Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se cdo kompani është e obliguar të ketë rrethoja gjatë punimeve.

Tahiri ka bërë të ditur se nëse nuk merren masat e nevojshme do të pasojë edhe gjoba, shkruan Gazeta Insajderi.

“Rrethimi i vendpunishtes është obligim. Përndryshe, ndërpriten punimet dhe pason gjoba!”, ka shkruar Tahiri. /Insajderi.com