Udhëheqës të kompanisë regjionale për mbeturina “Pastërtia” dhe inspektorët komunal, gjatë punës së sotme në terren regjistruan disa lokacione në të cilat nuk respektohet orari i hedhjes së mbeturinave. Me ç’rast inspektorët komunal shqiptuan edhe gjoba mandatore, përveç vërejtjeve ndaj disa qytetarëve.
Kryeshefi ekzekutiv s’bashku me drejtorin e operativës dhe zyrtarë të tjerë, dolën sot në terren për të vëzhguar nga afër disa lokacione në qytetin e Ferizajt, ku përkundër angazhimit të KRM “Pastërtia”, po krijohen deponi të egra ilegale. Gjatë vëzhgimit, zyrtarët e kompanisë ishin të shoqëruar edhe nga inspektorët komunal, të cilën nuk kursyen edhe gjobat mandatore deri në 50 euro, për
sh
kelësit e ligjit.
Gjatë procesit të inçizimit të terrenit nga këta zyrtarë, u vërejt se pjesa dërmuese e kontejnerëve nëntokësorë ishin të zbrazur, derisa qytetarë të pandërgjegjshëm, mbeturina e tyre i kishin lënë anash dhe nuk i kanë hedhur në vendin e duhur. Veç kësaj, në terren u pa gjithashtu se, qytetarët nuk e respektonin orarin e grumbullimit të mbeturinave, edhe pse shumica e tyre pohonin se janë të njoftuar me kohën kur makineria e KRM “Pastërtia” kryen shërbimet.
Banorët e Ferizajt ankohen për shumë shkelës, por që ngurrojnë t’i paraqesin ata në organet kompetente, prandaj zyrtarët e kompanisë dhe inspektorët I inkurajuan sot ata, që të kryejnë obligimin qytetar, duke lajmëruar çdo dukuri negative, gjegjësisht për hedhjen e mbeturinave pa vend.
Në fund të vëzhgimit të terrenit, zyrtarët e kompanisë dhe inspektorët komunal u dakorduan që të propozohet krijimi I një task-force, për ta luftuar këtë dukuri negative, që shpeshherë kompania regjionale për mbeturina “Pastërtia”, po fajësohet padrejtësisht.
Se kompania kryen detyrën e saj, u vërtetuan edhe inspektorët të cilët gjatë gjithë punës panë në terren punëtorët dhe makinerinë e kompanisë duke u shërbyer banorëve dhe qytetit të Ferizajt, madje edhe me kapacitete shtesë që ngritë koston e shpenzimeve për këtë ndërmarrje publike.