Lajme

Gjithë u “hidhëruam” me Adnan Januzajn, mirëpo Lladrovci del me një deklaratë ndryshe

By FerizajPress

June 28, 2018

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar ndeshjen e sotme ndërmjet Anglisë dhe Belgjikës ku kjo e fundit ‘më në fund’ inkuadruar në lojë Adnan Januzajn. Ndonëse ky i fundit u kritiku në masë të madhe për deklaratat e tija se është belg, ai ka marrë përkrahje nga kryetari i Drenasit. “Sonte, Adnan Januzaj, ka mundësi ta tregoj veten me lojë e talent. Pavarësisht deklaratave të papëlqyeshme, i uroj sukses! Pres të dëshmoj Adnani se ka mundësi të radhitet te kolosët e paharrueshëm të futbollit tonë…me Granitin, Xherdanin, Blerimin e Valonin”, ka shkruar ai në “Facebook”