Lajme

Gjithë publiku këndon këngën e Fifit dhe MC Kreshës gjatë performancës ‘live’ në Këngën Magjike

By FerizajPress

December 07, 2018

Mbrëmë Fifi dhe MC Kresha kanë performuar ‘live’ hitin ‘Psikopatja jote’ në gjysmëfinalen e dytë të Këngës Magjike. Dyshja edhe një herë kanë dëshmuar se ata kanë këngën e preferuar të publikut në këtë edicion të festivalit.

Në momentin kur Fifi ka filluar performancën, gjysma e publikut në Pallatin e Kongreseve janë ngritur në këmbë dhe kanë kënduar bashkë me Fifin gjithë tekstin e këngës, shkruan Gazeta Express.

Nesër është nata finale e edicionit të 20 të Këngës Magjike, ku ‘Psikopatja jote’ mund edhe të marrë çmimin kryesor./Gazeta Express/