Ferizaj

Gjithçka gati për fillimin e kampionatit të Ligës së parë të Kosovës në futboll

By FerizajPress

August 23, 2017

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë ditës së mërkurë ka pritur në një takim përfaqësuesit e klubit të futbollit “Ferizaj”, pak ditë para fillimit të kampionatit të Ligës së parë të Kosovës në futboll.

Me këtë rast kryetari Svarqa tha se do të përkrah klubin e Ferizajt, si në aspektin moral edhe atë financiar, me te vetmin qëllim rikthimin në Superligën e Kosovës.