Ferizaj

Gjithçka gati për festivalin e këngës “Kosovarja këndon”

By FerizajPress

November 26, 2016

Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, ka bërë të gjitha përgatitjet për festivalin e këngës popullore “Kosovarja këndon” që do të mbahet të hënën me 28 nëntor në Ditën e Flamurit shqiptar.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie Naim Feratit, në këtë festival do të marrin pjesë 14 pjesëmarrëse, ndërsa mysafirë special të estradës do të jenë nga qyteti i Shkodrës dhe Tiranës. Festivali do të mbahet për 44-tën here me radhe dhe kësaj radhe do të mbahet në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, duke filluar nga ora 17:00.