“Ditët e Diasporës” Ferizaj 2018, do të mbahen nga data 26 Korrik deri me 4 Gusht.
Sipas drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani, gjatë kësaj periudhe janë përgatitur aktivitet nga më të ndryshmet në mënyrë që bashkë atdhetarët tanë ta ndien vetën ashtu siç është më së miri.
Ajo tha se aktivitete për këtë ditë do të fillojnë me datën 6 korrik me një koncert për fëmijë që pritet të mbahen ne bulevardin e qytetit, për të vazhduar tutje dhe me një takim me poetin Xhevdet Bajraj.
“Ndërkaq me datën 27, 28 dhe 29 do të mbahet një koncert i miqësisë, ku për tri netë radhazi do të performojnë këngëtarë të mirënjohur të estradës kosovare dhe asaj të Shqipërisë”, ka thënë drejtoresha Xhemile Murati-Shabani.
Të gjitha aktivitete do të organizohen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.