Ferizaj

Gjimnazi “Robert Kohn” i Degendorfit të Bajernit-Gjermani viziton “APP School” në Ferizaj

By FerizajPress

October 01, 2016

Shkollën e Gjuhëve të huaja “APP school” në Ferizaj sot e vizitoi z.Arnd Schutz, nga Gjimnazi “Robert Kohn” i Degendorfit të Bajernit të Gjermanisë, i cili përmes ndërmjetësimit me organizatën Gizi gjerman po qëndron këto ditë në Ferizaj për të evidentuar nevojat që kanë shkollat e kësaj komune.Pas vizitës në disa nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës tonë z.Schutz sot vizitoi edhe Shkollën e gjuhëve të huaja “APP School” në Ferizaj ku pati rastin të takoj nxënës të kësaj shkolle të cilët vijojnë kursin e gjuhës Gjermane.

Ai me këtë rast bashkëbisedoi me nxënësit e “APP School” ku  i informoi për mundësitë që ofron shteti Gjerman për ata që kanë njohuri të gjuhës Gjermane.U bisedua po ashtu për një bashkëpunim të mundshëm mes Gjimnazit “Robert Kohn” i Degendorfit të Bajernit të Gjermanisë dhe shkollës së gjuhëve të huaja “APP School” në Ferizaj.

Në fund të këtij takimi,drejtori i Shkollës së gjuhëve të huaja “APP School” në Ferizaj Balton Dërguti ndau një mirënjohje për z.Schutz për ndihmën që po i bën arsimit në Ferizaj.

Shkolla e Gjuhëve të huaja “APP school” në Ferizaj