Ferizaj

Gjimnazi i vjetër në Ferizaj shndërrohet në shkollë arti

By FerizajPress

November 22, 2023

Shkolla e parë shqipe në Ferizaj “Ismail Qemali” – ish Gjimnazi i vjetër, do të mbetet institucion shkollor dhe pritet së shpejti të fillojnë procedurat për të kaluar në shkollë të arteve.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu pas një takimi me U.D Sekretarin e Përgjithshëm të MKRS, z. Xheladin Krasniqi dhe këshilltaren znj. Nora Arapi Krasniqi.

“Shkolla e parë shqipe në Ferizaj “Ismail Qemali” – ish Gjimnazi i vjetër, pas restaurimit nga MKRS me vendimin e Komunës, do të mbetet në destinimin e saj fillestar, pra institucion shkollor duke nisur procedurat për ta kaluar shkollën e arteve në Ferizaj në këtë objekt dakordim që arritëm sot në takimin me U.D Sekretarin e Përgjithshëm të MKRS, z. Xheladin Krasniqi dhe këshilltaren znj. Nora Arapi Krasniqi, ku diskutuam gjithashtu edhe për zgjidhjen afatgjate për objektin e QRTK-së në Ferizaj e projektet tjera restauruese të objekteve të trashëgimisë kulturore në Ferizaj” ka shkruar kryetari Aliu në faqen e tijë në rrhetet sociale.