Ferizaj

Gjimnastët e Ferizajt shkëlqejnë në gara, rrëmbejnë 19 medalje

By FerizajPress

February 25, 2018

Ferizaj.25.02.2018. Për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Federata e Gjimnastikës organizoi garat në nivel vendi më 24.02.2017, ku morën pjesë të gjitha klubet nga Kosova. Një fillim mjaft i mbar për Gjimnastikën e vendit ton ku ishte ndër garat më cilësore të organizuara ndonjëherë në vendin tonë, Klubi i Gjimnastikës Ferizaj arriti të fitoj gjithsej 19 medalje. Këto janë medaljet që u stolisën gjimnastët/et nga Ferizaj.

Kategoria Yllkat:Yvesa Islami paralele e shkallëzuar – vendi i parë.Kategoria pionieret:Lonisa Reka disiplina parter – vendi i dytë, kapërcime – vendi i tretë, trau ekuilibrit – vendi i dytë, paralele e shkallëzuar – vendi i parë.Anisa Sejdiu paralele e shkallëzuar – vendi i dytëKategoria Pionier(meshkuj):Taulant Ramadani– disiplina parter – vendi i parë, kapërcime- vendi i parë, paralele – vendi i parë.Kategoria Junior:Dion Mahmuti disiplina parter – vendi i parë, kapërcime – vendi i dytë, hekur- vendi i dytëTaulant Krasniqi kapërcime – vendi i dytë, kali me doreza – vendi i parë,hekur – vendi i parë.Kategoria Senior:Ardi Halili disiplina parter – vendi i parë,kapërcime – vendi i parë, paralele – vendi i parë, hekur – vendi i parë.