Sport

Gjiganti i La Ligas futet në garë për Pogban

By FerizajPress

July 21, 2018

Derisa kampioni i botës me Francën ka nisur pushimet, e ardhmja e tij vazhdon të diskutohet në mediet sportive. Pogba që dy vite më parë iu bashkua Manchester United për 105 milionë euro nga Juventusi, është pjesë e shumë zërave rreth një largimi të mundshëm. Është pikërisht Juventus që po kërkon rikthimin e tij në Serie A. Por, kampionët e Italisë tani kanë një konkurrencë të fortë në garën për Pogban, me Barcelona që vazhdon të rrisë interesimin./Lajmi.net/