Lajme

Gjermania përkrah Kosovën për liberalizimin e vizave

By FerizajPress

January 11, 2019

Michael Roth, ministër i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, ka thënë se Kosova, i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Twitter.

Shpresa e kosovarëve për liberalizim vizash është viti 2020, nëse jo 2019-ta.