Lajme

Gjermania, vendi që po ofron punë për emigrantët

By FerizajPress

August 22, 2018

Shifrat do të bëhen pjesë e një debati të vazhdueshëm në Gjermani mbi ndikimin e vendimit të Merkelit në 2015-tën për ti hapur kufijtë për mëse një milion emigrantë, shumica prej të cilëve refugjatë nga zonat e luftës në Irak, Siri dhe Afganistan.

Kriktikët përfshijnë Alternativën për Gjermaninë, partinë e krahut të djathtë e cila thotë se arritjet e reja do të jenë barrë për ekonominë dhe sistemin e mirëqenies në Gjermani. Por, kreu i zyrës gjermane të punës, thotë se nuk ka arsye për pesimizëm lidhur me aftësinë e vendit për tu përballur me numrat rekord të të ardhurve. Numri i emigrantëve të punësuar nga tetë vendet me numrat më të mëdhenj të azilkërkuesve është rritur nga mëse 100 mijë në 306 mijë në muajin maj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, treguan të dhënat e fundit të zyrës së punës.