Sipas te dhënave zyrtare, paralelisht është rritur edhe volumi i eksporteve nga ky vend, ndonëse në masë më të moderuar prej 20%.
Ndërkaq, Gjermania mbetet partneri i dytë i Shqipërisë përsa i përket volumit tregtar, pas Italisë, qe zë vendin e parë me 36,5 % të totalit.
Statistikat tregojnë se vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me shtator 2015, janë: Italia, Greqia dhe Gjermania. Në muajin shtator 2016, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, përveç Gjermanisë, janë Italia dhe Kina.
.