Kosovo flag with Germany flag, 3D rendering

Lajme

Gjermania ndihmon Kosovën me 46 milionë euro

By FerizajPress

December 19, 2018

Qeveria Gjermane ka planifikuar si ndihmë zhvillimore për Kosovën për periudhën 2018-2019 një buxhet prej 46,1 milionë euro, prej të cilave 23,7 milionë janë në bashkëpunimin teknik dhe 22,4 milionë në bashkëpunimin financiar. Kjo bëhet e ditur nga një përgjigje e qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje të grupit parlamentar të partisë Alternativë për Gjermani (AfD), raporton “DW”.

Tre rezultatet kryesore të këtij bashkëpunimi, sipas qeverisë Gjermane janë: furnizimi me ujë të pastër dhe të vazhdueshëm 24-orësh në rajonin e Prishtinës; ngritja e Qendrës Gjermane të Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Prishtinë, synimi i së cilës është të parandalojë migrimin e parregullt dhe të ofrojë asistencë për kthyesit nga Gjermania; si edhe forcimi i institucioneve dhe organeve në Kosovë, si për shembull me ngritjen e një sistemi për menaxhimin e mbeturinave, thuhet në dokument. Qeveria gjermane raporton se si pasojë e tij, në vitet 2016-2017 janë mbyllur më shumë se 500 deponime ilegale mbeturinash, ndërsa të ardhurat nga tarifat e shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave në vitin 2018 u rritën deri në 2 milionë euro në vit, përcjell albinfo.ch.