Lajme

Gjermania ndëshkon prindërit që refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët

By FerizajPress

May 06, 2019

Sipas një draft-ligji të paraqitur nga ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, prindërit që refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinën kundër fruthit do të gjobiten me 2500 euro.

Ligji që pritet të hyjë në fuqi më 1 mars 2022 në rast se merr votat e mjaftueshme në kuvend gjatë këtij viti, do ta bënte vaksinimin të detyrueshëm për të gjithë fëmijët që shkojnë në çerdhe dhe shkolla, por edhe për mësuesit, edukatorët dhe stafin mjekësor në spitale.

Deri në korrik të vitit 2020, prindërit që i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe dhe shkolla duhet të sjellin dëshmi që fëmijët e tyre janë vaksinuar më parë ose dëshmi që fëmijët e tyre rrezikohen nga keqësimi i shëndetit nëse e marrin vaksinën kundër fruthit.

Sipas vlerësimeve të ministrisë së shëndetësisë, ligji do t’i prekte edhe rreth 361 mijë fëmijë të pavaksinuar që tashmë ndodhen në shkolla dhe çerdhe si dhe rreth 220 mijë të rritur që punojnë me fëmijët.

“Të gjithë prindërit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre të mos infektohen me fruth dhe të mos rrezikohen nga kjo sëmundje”, tha Spahn gjatë një interviste për gazetën gjermane “Bild”.

Qeveritë e ndryshme në mbarë botën janë detyruar të marrin masa në muajt e fundit për shkak të rritjes së numrit të rasteve të fruthit dhe refuzimit të vaksinimit nga një pjesë e prindërve, të cilët po nxiten nga disa fushata kundër kësaj vaksine.

Vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit 2019, në Gjermani janë shënuar 170 raste të fruthit. Kjo sëmundje mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në shëndetin e njeriut, përfshirë pneumoninë dhe humbjen e shikimit, shkruan “The Guardian”, transmeton