Sport

Gjermania kthehet në shtëpi, por hotelin do ta paguajë deri në fund të botërorit

By FerizajPress

June 28, 2018

Me arrogancën e një skuadre që është mësuar të fitojë, gjermanët shkuan në Rusi me sigurinë që do të vazhdojnë deri në fund kompeticionin. Për këtë arsye, hotelin e kanë prenotuar deri në mesin e korrikut. Pra, askush nuk e priste që të mos kalonin dot fazën e grupeve. Rezultati? Gjermania do të duhet të paguajë hotelin deri në fund të Botërorit, edhe pse këtë turne tani do ta shohë nga shtëpia.