Gabriel është shprehur se reformat nuk janë të thjeshta në prag të proceseve zgjedhore, por shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE.
“Në prag të proceseve zgjedhore, reformat nuk janë të thjeshta. Shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE. Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet BE. Europa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe fqinjët e saj për paqen e stabilitetin. Për këtë, ju jeni një garant”, është shprehur z. Gabriel, shkruan TCH.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Gjermanisë, sidomos për reformën në drejtësi.
“Falë mbështetjes jemi në një proces shumë të avancuar. Shpresojmë të jemi në lartësinë e sfidës për të filluar zbatimin e reformës me vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Shqipëria, partner shumë i angazhuar për këtë marrëdhënie kaq të veçantë të Gjermanisë me rajonin”, ka thënë z. Rama.