Zgjedhja e Frank-Walter Steinmeier si president i ri i Gjermanisë ka një domethënie të veçantë për Kosovën, pasi që nga viti 2004 ai ishte i angazhuar në procesin e shtetndërtimit të vendit. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë “Zërit” ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu.
Sa përket bashkëpunimit aktual mes dy vendeve, ambasadori Xhakaliu ka thënë se Gjermania është përkrahësja më e madhe e Kosovës jo vetëm në aspektin ekonomik, mirëpo edhe atë politik. Referendumi britanik për daljen nga BE-ja, sipas Xhakaliut, megjithëse është i dhimbshëm nuk do të ketë efekt zinxhiror, pasi Gjermania nuk është e interesuar për këtë. Ndërkohë duke folur për kontaktet me ambasadorët e pesë vendeve të BE-së të cilët nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani, Xhakaliu ka treguar se ka kontakte të vazhdueshme me ta në këtë drejtim./Zeri.info/