Presidenti amerikan, Barack Obama mbërriti sot në Hanover, në aeroportin e Langenhagenit për një vizitë dyditore në Gjermani.
Ndërkohë, qeveria gjermane kishte marrë masat më të larta të sigurisë me praninë e 5 000 policëve, të cilët vinin nga lande të ndryshme të vendit.
Obama do të përurojë, së bashku me kancelaren Merkel, një ekspozitë industriale, pas takimit me shefen e qeverisë gjermane.
Ndërkohë, nesër, në kështjellën e Herrenhausenit, presidenti amerikan pritet të takohet me kryeministrin italian, Matteo Renzi, me atë britanik, David Cameron si edhe me homologuin e tij francez, Francois Hollande.