Ferizaj

Gjeneratat e shtëpive-shkolla shënojnë përvjetorët e maturës

By FerizajPress

June 23, 2017

Gjeneratat të cilat kryen shkollimin në vitet 90/99 kohëve të fundit kanë filluar të takohen qoftë përmes mbrëmjeve të organizuara të gjeneratës apo shkollave.

Njoftime të tilla kohëve të fundit po qarkullojnë edhe përmes mediave sociale përmes të cilavë po ftohen  shokët e gjeneratës në këto takime.

Janë këto gjenerata të cilat nuk e kishin të lehtë shkollimin. Janë gjenerata të cilat u larguan nga bankat shkollore  dhe vatër e tyrë e arsimit u bënë shtëpitë privatetë cilat ua liruan ata të cilët e dinin se pa arsim një popull mbetet në terr.

Edhe pse mësimin e ndjekën ashtu si mundën, duke improvizuar gjithqka, duke filluar nga karrget të cilat shumë kohë më nuk i panë po në vend të tyre shfrytëzuashn “shkamin” shiltet e shumë her edhe ato mungonin. Gjenerata të cilat në vend të bankës përdorë gjurin e tyre për të marrë shenime.

Por në këtë kohë mungesa e kushteve nuk ishte problemi krahasuar me situatën e vështir kur rrezikoheshe  edhe pse ke libra në qantë.

Vullneti për të mbajtur gjallë arsimin nga këto gjenerata dhe puna e pamohueshme e mësimëdhënësve bëri që nga këto gjenerat sot të kemi kuadro  nga të gjitha profilet.

Edhe pse takimi i një gjenerate do të ishte një takim i rëndomt FerizajPress ka rezervuar hapësirë për ta dhe informimin e këtyre takimeve duke pasë parasyshë se janë këto gjenerata që koha i shpërndau gjithandej dhe tu japë hapësirë për komunikim.