Lajme

Gjeneralët porositin Trumpin: Mos i shkurto fondet për Departamentin e Shtetit

By FerizajPress

February 28, 2017

Gjenerali i pensionuar, David Petraeus, ish-drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), dhe gjenerali i pensionuar James Stavridis, ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO’s, janë në mesin e ish-gjeneralëve me tre dhe katër yje që kanë shkruar se fondet për Departamentin e Shtetit janë “vendimtare për sigurinë e Amerikës”, transmeton Gazeta Express.

Ata i kanë dërguar letrën udhëheqësve të Kongresit, dy zyrtarëve të kabinetit të presidentit Donald Trump, dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Propozimi i parë i Trumpit për buxhetin do të rriste shpenzimet ushtarake për rreth 54 miliardë dollarë, teksa zyrtarët e administratës kanë thënë për CNN se do të shkurtojnë fondet për departamentet e tjera për dhjetëra miliarda këtë vit, sidomos fondet për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe për Departamentin e Shtetit.

“Departamenti i Shtetit, USAID, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, Korpusi i Paqes dhe agjencitë e tjera të zhvillimit janë kritike për parandalimin e konflikteve dhe për reduktimin e nevojës për t’i çuar burrat dhe gratë tona në uniformë drejt rrezikut”, kanë shkruar gjeneralët.