Ferizaj

Gjeneralbrigade Irfete Spahiu , viziton Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj

By FerizajPress

July 09, 2021

Drejtori i Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Basri Shabani, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, sot ka pritur në takim zyrtar, gjeneralbrigaden e Forcës së Sigurisë së Kosovës Irfete Spahiu, po ashtu e shoqëruar nga stafi i sajë.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Rajonale të Policisë në Ferizaj , drejtori Rajonal, fillimisht e falënderoi gjeneralbrigaden Saphiu, për vizitën e sajë, dhe njëkohësisht e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur Drejtori Shabani , përmes një prezantimi gjithëpërfshirës të strukturës organizative dhe funksionimit policor, para të pranishmëve prezantoi vizionin, misionin, vlerat dhe objektivat strategjike të policisë rajonale, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në rajonin e Ferizajt. U veçua se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bashkëpunim shumë të mirë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, bashkëpunim ky i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme, duke përfshirë mbështjetjen në dy projektet e fundit që i ka relaizuar policia rajonale e Ferizajt : ‘’Dita ndërkombëtare e femijëve 2021’’ që Forca e Sigurisë prezantoi me një automjet dhe disa ushtarë të sajë dhe në minimiaratonën ‘’ Vrapojmë me policinë tonë 2021’’, ku në këtë vrapim morën pjesë 10 ushtarë. Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve fushore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të të dy institucioneve, e që kanë synime të përbashkëta në sigurinë e vendit dhe qytetarëve. Takimi zyrtar u përmbyll me një vizitë të realizuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë të kësaj drejtorie, e cila po kryente ushtrimet ditore.