Gjendje e rëndë në Shkup, shtëpi të vërshuara – banorët në rrugë (Video)

By FerizajPress

August 07, 2016

Ky liqen ndodhen në afërsi të magjistrales “Nëna Tereza”, dhe pas daljes nga shtrati pikërisht në magjistrale u shënuan edhe viktimat e para. Ekipe të policisë, ushtrisë, njësitë speciale, si dhe prej Higjienës Komunale dhe prej Rrugëve të Maqedonisë kanë dalë në teren, por megjithatë, banorët ankohen për reagimin e vonshëm.

Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë, kurse ende po vazhdon evakuimi i personave që kanë mbetur të bllokuar nga uji në shtëpitë e tyre. Kanali për ujëra të zeza që kalon në mes të fshatit ishte rrezik permanent për banorët që jetojnë në afërsi, por dal ngadalë po bie niveli i ujit edhe në këtë kanal, transmeton TV21.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=MNse1mu9RMg?feature=oembed&w=640&h=360]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=SI8tOjNcrmg?feature=oembed&w=640&h=360]

.