Megjithë përpjekjet, repartet e zjarrfikësve ende nuk mund t’i kontrollojnë dot pasi në zonë fryjnë erëra të fuqishme dhe temperaturat janë tepër të larta, ndërsa janë rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve të paktën në gjashtë fshatra.
Zjarret kanë djegur edhe shumë prej pyjeve me pemë që japin lëndën e parë në prodhimin e çamçakëzit, drurë që rriten vetëm në këtë ishull dhe që duhen të paktën 6 vjet që të japin prodhimin e tyre, në fillim të muajit gusht.
Në operacionin për fikjen e zjarreve marrin pjesë dhjetëra avionë zjarrfikës, si dhe forcat e ushtrisë dhe vullnetarë, ndërsa kanë mbërritur edhe përforcime nga Athina.
Por, zjarret e sotme konsiderohen më të fuqishmet në vitet e fundit dhe tymi i tyre shihet edhe nga ishujt e tjerë të Egjeut, ndërsa një fotografi e NASA-s tregon se ky tym ka shkuar deri në Kretë.
Hios është i njohur për prodhimet e mallrave të bëra nga rrëshira e mastikës, e cila eksportohet në gjithë botën. Edhe në vitin 2012 zjarret që shkrumbuan plantacionet me këtë lloj druri shkaktuan dëme prej miliona eurosh.
.