Lajme

Gjendja në të cilën është lënë kroi në Taukbahçe është për keqardhje (Video)

By FerizajPress

July 25, 2016

Është ndër të paktë burime të këtij lloji, me ujë të pijshëm, në kryeqytet.

E zakonisht, të tilla burime kanë edhe kanalin rrjedhës të ujit.

Gjendja në të cilën është lënë kroi në “Parkun e Taukbahçes”, është për keqardhje.

Pjesa e kanalit të këtij kroi, mbi sipërfaqen e tokës, i mbuluar nga barishtet e mbeturinat nuk i ngjan kanalit.

Banorët që dalin të shëtisin në këtë park ankohen, duke thënë se kanali i kroit nuk është pastruar kurrë, raporton “038” i KTV-së.

Ndërsa, në komunë pohojnë se kanali nuk është pastruar ende shkaku i angazhimeve të mëdha dhe kushteve jo të përshtatshme klimatike.

Habib Qorri nga Zyra e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, pa dhënë ndonjë datë të saktë, ka thënë se shumë shpejt do të intervenohet në pastrimin e këtij kanali.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=VUjBgrPjDiU&w=100&h=315]