Gjendet një skelet njeriu në plazhin “Rana e Hedhun” afër Shëngjinit

By FerizajPress

July 29, 2016

Policia njoftoi se nga verifikimet nuk u pa asnjë dëmtim i jashtëm, ndërsa gjetjet janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku po bëhen edhe verifikimet.

Ndërkohë, dyshimet e para janë që bëhet fjalë për një ngjarje që mund të ketë ndodhur rreth 20 vite më parë, kur në atë zonë, pranë bregdetit nuk ka pasur as rrugë.

Policia po bën edhe verifikimet e personave të zhdukur në atë periudhë./Top Channel

.