Lajme

Gjendet një shqiptar i vrarë me armë në Janinë

By FerizajPress

November 21, 2016

Mediat greke raportojnë se shqiptari ka në trup plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shqiptari i paidentifikuar ende u gjet i vdekur në një zonë pranë kufirit Greqi-Shqipëri.

Policia e gjeti kufomën pas sinjalizimeve nga banorët në fshatin Kiparisia. Pas këqyrjes paraprake të kufomës, ka rezultuar se viktima rreth 40 vjeç kishte plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, shkruan Lapsi.al.

Trupi i viktimës është dërguar në morg për ekspertizën e mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa policia greke ka nisur hetimet. Policia greke ka bërë të ditur se viktima ishte deklaruar i humbur disa ditë më parë nga familjarët.

.