Ferizaj

Gjendet një sasi e armatimit në Han të Elezit

By FerizajPress

October 10, 2017

Në një komunikatë të lëshuar nga policia e Kosovës në Ferizaj bëhet e ditur se është gjetur një sasi e armëve

Fshati Neqavc, Hani i Elezit, 09.10.2017

Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari A.V.(m/sh/k 37 vjeç),mund të ketë në posedim armë të paautorizuara , hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar: -1 pushkë automatike AK-47 -2 pushkë M-48 -1 pushkë gjuetie 12mm – 14 mina befasuese kundër këmbësorisë -13 granata dore – 30 karikatorë të zbrazët – 2472 fishekë të kalibrave të ndryshëm -2 palë dylbi -3 thika -1 boks hekuri

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë.