Një person është gjetur i vdekur të hënën në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Rr. Zenel Hajdini, Ferizaj 09.05.2022-19:55. Një mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur në person mashkull të shtrirë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti në polici është hapur si “Hetim mbi vdekjen”.