Ferizaj

Gjendet një mjet shpërthyes në Greme të Ferizajt

By FerizajPress

September 28, 2016

Një mjet shpërthyes është gjetur në fshatin Greme të Ferizajt, nga një person i cili ishte duke punuar në oborrin e tij.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i KFOR-it dhe njësiti i FSK-së e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë nga vendi i ngjarjes.