Një trup i një burri rreth 45 vjeç është gjetur pa shenja jete sot në liqenin e Badovcit. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërkohë policia po merret me zbardhjen e rastit.
Nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij , rasti aktualisht po cilësohet si vdekje e dyshimtë. Rastin e ka konfirmuar edhe Agron Borovci nga zyra për informim në policinë rajonale të Prishtinës.