Lajme

Gjendet në Karadak të Shkupit strehimorja që kishte ndërtuar regjimi i Titos (FOTO)

By FerizajPress

September 19, 2016

Është zbuluar këto ditë strehimorja që kishte ndërtuar në Shkup Josip Broz-Tito, udhëheqësi komunist i ish-Jugosllavisë federative deri në vdekjen e tij më 1980. Strehimorja është gjetur në thellësi të rajonit malor Karadaku i Shkupit, në periferi të kryeqytetit të Maqedonisë.

Deri te strehimorja, e cila ka qenë e pazbuluar deri tani, shkohet nëpërmjet një shtegu të ngushtë nëpër të cilin kanë ecur vetëm dhitë.

Në strehimoren e Titos shihen korridore, dhoma me mure të bardha, tunele dhe shumë hapësira tjera që ngjajnë në salla të mëdha.

Në strehimore ka edhe sistem të instaluar të rrymës, rrjet për telefoni fikse dhe aparat që më herët është përdorur si telegraf.

Nëpër dhoma nuk ka mobile apo tavolina pune, edhe pse ka shenja se më herët ka pasur.

Në fund të tunelit ka shkallë metalike që tani për tani nuk ka informacione se ku shpiejnë.