Gjendet i vdekur një i moshuar në Gjirokastër

By FerizajPress

April 06, 2016

Rreth orës 10:00 të paradites së sotme është gjetur i pajetë 68- vjeçari J.T., banues në fshatin Llongo. Trupi i pajetë u gjet nga policia në anë të lumit Drino, në afërsi të fshatit Vrisara.

Në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, ndërsa dyshohet se i moshuari ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Sipas djalit të viktimës, i moshuari vuante dhe kurohej nga depresioni prej kohësh.

Uniformat blu kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

The post Gjendet i vdekur një i moshuar në Gjirokastër appeared first on Lajminet.