Ferizaj

Gjendet e vdekur një grua në autostradën “Arbën Xhaferi”

By FerizajPress

February 21, 2024

Një grua është gjetur pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë, në dalje të fshatit Babush,

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla  policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent)”, u shpreh Krasniq

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla  policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent)”, u shpreh Krasniqi.

“Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”.