Gjendet e vdekur në mal një 45-vjeçare

By FerizajPress

June 28, 2016

Mediat në Shqipëri, duke iu referuar burimeve në polici, thonë se viktima është identifikuar si Barie D, 45-vjeçare.

Trupi i pajetë është zbuluar rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotën, pranë një mase shkëmbore në fshatin Tërvol.

Banorët e këtij fshati e kanë njoftuar policinë, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vdekjeje. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit tashmë kanë nisur hetimet për të gjetur shkaqet e vdekjes.

Deri ëm tani janë ngritur dy pista: ajo e vetëvrasjes ose e vdekjes aksidentale dhe ajo e vrasjes së qëllimshme dhe dërgimit të kufomës në mal për të fshehur gjurmët.

Në trupin e viktimës policia ka gjetur lëndime por akoma nuk dihet se si janë shkaktuar ato./lajmi.net

 

 

The post Gjendet e vdekur në mal një 45-vjeçare appeared first on Lajminet.