Lajme

Gjenden 50 emigrantë në një kamion në jug të Maqedonisë

By FerizajPress

September 11, 2018

Në autostradën Gjevgjeli – Shkup në afërsi të fshatit Smokvicë, dje në orën 11, nëpunësit policorë në një automjet transportues “Iveko” me targa të Shkupit i kanë gjetur 50 emigrantë nga Pakistani dhe Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë.

MPB në një kumtesë sot sqaron se nëpunësit policorë kanë dhënë shenjë për ndalimin e automjetit motorik “Iveko” me ç’rast drejtuesi e ka ndaluar automjetin 50 metra pas patrullës dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes.

“Gjatë kontrollit të automjetit, në hapësirën për ngarkesë, janë gjetur 50 emigrantë nga Pakistani dhe Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë.

Emigrantët janë dërguar në Qendrën transitore të pranimit Gjevgjeli për procedurë të mëtejme.

Janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e drejtuesit dhe për zbardhjen e plotë të rastit”, zhuhet në kumtesën e MPB-së. nbsp;