Zakonisht jemi mësuar që të shohim raste të humanitetit, e sidomos kohëve të fundit ku qytetarët kanë treguar një humanitet të lartë.
Por si duket këtë fat nuk e ka pasur një qytetare e Ferizajt e cili sot kishte humbur kuletën sapo kishte dalë nga makina. rasti ka ndodhur në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj.
“Banoj këtu afër dhe sapo kam dalë nga makina nuk e kam hetuar që më ka rënë kuleta. Jam kthyer menjëherë,ende pa hyrë në banesë po një kalimtarë I rastit e kishte marrë atë. Menjëherë kam kontrolluar kamerat e sigurisë dhe pashë që atë e kishte marrë një kalimtarë i rastit dhe kam pritur dhe besuar në humanitet se në bazë të dokumenteve që gjendeshin Brenda do të më kërkojë. Por kjo nuk ndodhi. Më vonë më ka kontaktuar një qytetarë që i kishte gjetur vetëm dokumentet në një rrugë tjetër por pa para “ thotë qytetarja që humbi kuletën, e cila ka dërguar edhe videon në redaksi.
“Nuk pres që të më lajmërohet më ky qytetarë por vetëm dua që të shihet se ka edhe këso njerëz.
Ajo ka bërë të ditur se në kuletë ka pasur një shumë të parave prej 150 euro.
Por nuk janë të gjithë si ky rast. Se ka njerëz të cilët nuk e duan djersën e huaj në Ferizaj e dëshmon edhe një video e bërë në Ferizaj, ani pse ishte kamerë e fshehur por dëshmon se ka njerëz humanitarë dhe nuk e duan të huajën (Video )