Ferizaj, 24 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim ndaj të pandehurit H.B shtetas i Republikës së Kosovës, i aku zuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe të pandehurit B.B. për shkak të veprës penale shërbimet sek suale të vik timës së tra/fikimit nga neni 228 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Kryetari i Trupit Gjykues Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurve, të pandehurin H.B. e shpalli fajtor për veprën penale trafikimi me njerëz nga neni 165 paragrafi 1 të KPRK, dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, ndërsa të pandehurin B.B. akuzuar për veprën penale shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 228 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet.
I pandehuri H.B. akuzohet se gjatë vitit 2020 në Ferizaj dhe Kaçanik, me dashje dhe me
qëllim të përfitimit pasuror për vete, keq përdor në vazhdimësi pozitën e ndjeshme të vik timës N.Xh. e cila është me pra/pambetje me/ndore, në atë mënyrë që të njëjtën e mban nën kontroll dhe e shfrytëzon për qëllime se/ksuale, duke siguruar persona të ndryshëm ndër ta të pandehurit B.B, A.B, G.R, G.D, I.D dhe Sh.B, që të kryejnë marr/ëdhënie sek/suale me të në këmbim të parave, të cilat para më pas i merr për vete.
Ndërsa i pandehuri B.B akuzohet se nga muaji janar deri në muajin gusht 2020, në Kaçanik dhe Ferizaj, ka shfrytëzuar shërbime sek/suale të vik/timës së tra/fikimit, edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni se vik/tima N.Xh. është person pos/açërisht i ndjeshëm për shkak të prap/ambetjes me/ndore, në atë mënyrë që fillimisht ka kontaktuar me personin H.B i cili ia kishte ofruar vik/timën për të kryer marr/ëdhënie sek/suale me pagesë, duke ia dërguar në vende të caktuara, herë në Kaçanik në banesën e tij, e herë në motele e pod/rume banesash në Ferizaj, ashtu që pas shfry/tëzimit të shër/bimeve sek/suale nga vik/tima, të njëjtën e ka paguar në shumë prej 5-10 euro, e të cilat para e njëjta me pas ia ka dhënë të pan/dehurit H.B.
Kryetari i trupit gjykues ka veçuar procedurën penale kundër të akuzuarve G.D dge G.R, me që të njëjtit nuk e kanë pranuar fajë/sinë për veprën penale siç i ngarkon aktakuza, ndërsa të akuzuarit A.B dhe Sh.B, për shkak se nuk ka mund të sigurohet prania e tyre.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.