Ferizaj

Gjashtë shkolla profesionale të Kosovës  përfituese të teknologjisë “Realiteti i Shtuar Virtual ”, “Augmented Virtual Reality (AVR)”

By FerizajPress

August 30, 2023

 Gjatë ditës së sotme në një takim të organizuar me gjashtë drejtorët e shkollavë profesionale  të Kosovës nga ALLED2, menaxherja e projektit Efka Heder njoftoi të pranishmit se janë  përfitues  të teknologjisë më të re “Augmented Virtual Reality (AR)”,.Realitetit të Shtuar Virtual.

Për këtë udheheqesja e projektit ALLED2 znj. Heder tha se kjo është një teknologji e re dhe për herë të parë po aplikohet në Kosovë, por është edhe një risi  edhe për rajon.

“Kjo teknologji do të ndihmoi shkollat profesionale në realizimin e një pjese të mësimit praktik, ku nxënësi paraprakisht mund të marrë informata për procesin e punës. Ky projekt do të filloi të zbatohet që nga muaji Shtator nëpër këto shkolla, ku paraprakisht do të trajnohen edhe mësimdhënësit për përdorimin e kësaj teknologjie  dhe përgatitjen e materialeve për prezantime” ka thënë Menaxherja e projektit ALLED2, Efka Heder.

Heder bëri të ditur se në hapjet zyrtare të kabineteve me këtë teknologji do të jetë prezent edhe  Ambasadori i Austrisë në Kosovë.  

IAAP “Zenel Hajdini” në Ferizaj është  një nga shkollat e cila do të pajiset me këtë teknologji e që do të shfrytëzohet për parapërgatitjet e nxënësve për punën  praktike dhe  përgatitjen e tyre sa më të mirë për tregun e punës.