Lajme

Gjarpërinjtë rrezikojnë familjen Foniqi nga Malisheva (VIDEO)

By FerizajPress

April 04, 2016

Ka shumë vjet që burimi i këtij pusi u shërben familjes Foniqi në Llozicë të Malishevës  për furnizim me ujë të pishëm.

Por këta po shqetësohen pasi pikërisht në këtë vend tash e disa vjet po shfaqen vazhdimisht gjarpërinjë.

Sipas kryefamiljarit më së shumti të rrezikuar janë fëmijët.

Pikërisht ai që mbyti këta gjarpërinj ditë më parë ishte Lioni, djali i Remziut.

Se këndejpari gjithmonë ka pasur gjarpërinj e thonë edhe banorët tjerë të fshatit.

Banorët e fshatit bënë me dije se edhe pjesëve tjera të fshatit kohë pas kohe shfaqen gjarpërinjë dhe atë kryesisht në fillim të pranverës.

Kronikë nga Klan Kosova.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=cgChyTDET6Y?feature=oembed]