Ferizaj

“Gjaku s’bahet uj, vlla”,me armë në dorë dhe pamje nga varrimi, familjari i Strellës paralajmëron hakmarrjen

By FerizajPress

May 30, 2022

Një familjar i të ndjerit, Gazmend Hysenit i njohur si “Strella ka paralajmëruar hakmarrje. Blendi Hyseni përmes një video të publikuar në Tik-Tok ka shkruar se “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla”.

Këtë mbishkrim e ka përcjellur me disa foto ku shihet me armë në dorë dhe pamje nga varrimi i “Stellës”, shkruan Gazeta Insajderi.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të premten qytetin e Ferizajt. 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ka mbetur i vrarë ndërsa është plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi i cili është vëllai i reperit “Buta”.

Reagimet nga bota e repit pas vrasjes së “Stellës”

Pas vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së premtes ku mbeti i vrarë 30 vjeçari Gazmend Hyseni, pati reagime të shumta.

Reperë të njohur të estradës reaguan, e një ndër ta edhe Moss Della, shkruan gazeta Insajderi.

Ai kësaj radhe ka publikuar disa InstaStory, ku me anë të tyre ka ofenduar dhe kërcënuar rënd reperin Buta, por nuk ka lënë anash dhe disa ”disse” ndaj reperit Fero.

Moss Della, paralajmroi se do të vijnë ditë të zeza, kështu duke ju drejtuar reperit Buta.

”Burri që është burrë nuk mbyt shokët e vet”, janë disa nga fjalët që shkroi reperi Moss Della në instastory.

Buta dhe Mos Della janë në një armiqësi të mëhershme. Të cilët në vazhdimësi i kanë bërë diss’a njeri tjetrit.

Ata kanë përdorur tekstet e këngëve, ku edhe i kanë bërë ftesë njëri-tjetrit që të takohen fizikisht për të “qëruar” hesapet mes tyre.

I pari që kishte filluar lojën ishte Moss Della, i cili përmes një kënge kishte thumbuar reperin me prejardhje nga Ferizaji.

“Hijo De Puta (Diss Buta)”, titullohet kënga e tij, ku në secilin rresht ai i referohet artistit të njohur.

Më pas nuk vonoi dhe përgjigjja e Butës, i cili me anë të një ‘freestyle’ në emisionin Gjoni Black i kishte kthyer ‘diss-in’ në të njëjtën mënyrë.