Lajme

Gjakova bëhet me Zonë Ekonomike Amerikane

By FerizajPress

June 26, 2018

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për themelimin e Zonës së veçantë ekonomike amerikane. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Sipas tij, Qeveeria Haradinaj po e nxjerrë në hartën e investimeve Gjakovën e harruar ndër vite, duke përdorur si argument vendimin e sotëm. “Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane për Gjakovën. Qeveria Haradinaj po e nxjerrë në hartën e investimeve Gjakovën e harruar ndër vite, vendimi i sotëm i qeverisë është një ndër argumentet më të forta. Bashkëqeverisje me qytetarët, që sfidat t’i kthejmë në çdo hap veprimi për zhvillimin e vendit, përmes koalicionit real qeverisës me njerëzit e zakonshëm për Kosovën që dëshirojmë të gjithë, të fortë e me perspektivë për qytetarët e saj. Urime Gjakovë!” ka shkruar Lekaj në postimin e tij. Ndryshe, vendimi për  Zonë Ekonomike Amerikane është marrë sot në mbledhjen Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/