Ferizaj.12.11.2016. Përfaqësues të kompanisë “Giancarlo Milanese hair academy” nga Italia këtë të shtunë kanë mbajtur një aktivitet njoftues në Ferizaj për të gjitha të interesuarat për profesionin e parukerisë.
Me këtë rast përfaqësues të kësaj kompani e cila është edhe kampion i botës në parukeri kanë prezantuar punën dhe mundësit për të gjithë të interesuarit që të studiojnë në këtë shkollë parukerie.
“Giancarlo Milanese hair academy” është e vetmja shkollë tre vjeçare në Shqipëri e cila është hapur në tetor të këtij viti. Kjo shkollë ka për qëllim të aftësoi nxënësit me metodat më të avancuara evropiane në këtë lëmi në shkollën e cila momentalisht është e hapur në Tiranë Pas përfundimit të shkollimit tre vjeçar këta nxënës kanë mundësi të vazhdojnë studimet master për dy vite në Itali” tha Lediana Meti përfaqësuese e kompanisë.
Lediana Meti bëri të ditur se këso aktivitete janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qendrat e Kosovës dhe së shpejti pritet që edhe këtu të hapet një shkollë e tillë.
“Pas përfundimit të kësaj shkolle lëshohen diploma e që llogaritet si një shkollë e rregullt e cila jep mundësi të shkollimit të mëtutjeshëm” tha Meti.
Gjatë këtij aktiviteti para të pranishmëve u prezantuan edhe disa nga metodat e punës dhe specifikat në lëmin e parukerisë.